Wanda provokon dhe njëkohësisht çmend Interin, Icardi drejt Juventusit?

Zërat e merkatos dhe ato të rinovimit, duket se nuk e shqetësojnë aspak çiftin Wanda-Icardi, që vijojnë të qetë pushimet e tyre të nxehta në Afrikë.

Por së fundmi bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e Icardit, Wanda Nara ka provokuar duke publikuar një foto interesante në rrjetet sociale.

Disa ditë pas publikimit të zebrës, bukuroshja së fundmi ka veshur një fustan me ngjyrat bardhezi simbolet e Juventusit që po përflitet për një transfertë drejt “Zonjës së Vjetër”.

Këto foto janë cilësuar si provokim nga gruaja e Icardit që ende nuk e ka vendosur të ardhmen.