Vjen për testet mjekësore, Ancelotti bën ‘goditjen’ e parë në merkato

Napoli i Ancelottit ka bërë “goditjen” e parë në merkato.

Simone Verdi është gati t’i nënshtrohet testet mjekësore duke kompletuar në këtë mënyrë transferimin nga Bolonja me vlerë 25 milionë euro, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Sipas raporteve të fundit nga “Mediaset Premium”, Verdi mëngjesin e sotëm ndodhet në klinikën Villa Stuart të Romës për të përfunduar testet mjekësore.

“Ylli” italian do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, e cila nuk mendohet të përfshijë klauzola lirimi.

Gjatë sezonit të kaluar specialisti i goditjes së lirë Verdi shënoi 10 gola dhe dha 10 asistime.