Kate në park duket si një grua e zakonshme e ulur në bar teksa kujdeset për fëmijët e saj

Vetëm një ditë, pasi familja mbretërore ishte e pranishme në festimet e ditëlindjes së Mbretëreshës Elizabeth, Kate dhe familja e saj, janë fotografuar në një park, 2 orë e gjysmë larg Londrës.

Dukesha e Cambridge, dhe fëmijët e saj, Princi George dhe Princesha Charlotte udhëtuan larg Londrës për të parë babain e tyre teksa kalëronte, por njëkohësisht edhe konkurronte.

Dukesha dukej e relaksuar e ulur në park, si të gjithë njerëzit e tjerë. Ajo kishte zgjedhur një fustan bojëqielli me vija dhe ishte gjatë gjithë kohës e kujdesshme për fëmijët.

Kate në park, dukej shumë larg Dukeshës që jemi mësuar ta shikojmë në evente të rëndësishme të familjes mbretërore.