Arrihet marrëveshje/ Klubi nga Premier League blen futbollistin e Barçës

Watford  ka bërë edhe blerjen e parë për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për sulmuesin në pronësi të Barcelonës, Gerard Deulofeu i cili ishte në huazim te klubi britanik dhe tashmë i ka bindur drejtuesit që ta transferojnë.

Çmimi i spanjollit është 20 milionë euro, mirëpo sipas “Mundo Deportivo” marrëveshja u arrit për 13 milionë euro.

24 vjeçari ka zhvilluar 7 ndeshje te Watfordi duke shënuar një gol.