Flet Alisson: Ja e ardhmja ime

“Të shohim çfarë do të ndodhë gjatë kësaj jave…”. Alisson tremb tifozët e Romës, në një intervistë të dhënë para ndeshjes miqësore Austri-Brazil.

 “Besoj se gjithçka për sa i përket të ardhmes sime do të zgjidhet para Botërorit. Këtë dëshiroj edhe unë. Menaxherët e mi po merren me këtë çështje. Unë jam i përqendruar te Botërori.

Real apo Liverpool? Janë disa mundësi mbi të cilat po punojmë, së bashku me Romën, klub për të cilin kam respekt maksimal”.

Mesa duket klubi i ri i Alisson do të mësohet përpara Botërorit dhe kjo deklaratë e tij është e ndryshme me atë të shumë “yjeve” të tjerë, të cilët shpesh, kur pyeten për çështje merkatoje gjatë kësaj periudhe deklarojnë: “Flasim pas Botërorit”.