FOTO/ Ronela Hajati gjen rastin, thumbon për kolegët

Ronela Hajati ka paraljmëruar se këtë verë do tundeni e do shkundeni nën rritmet e muzikës së saj.

Këngëtarja ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale disa foto që tregojnë për pamjen e saj në klipet e reja.

Teksa ju kujton fansave se dhe për pak kohë kthehet fuqishëm nuk i ka kursyer dhe disa thumba për këngët qesharake të kolegëve.

‘Do të jetë një këngë ‘budallaqe’ por shumë ritmike’ ka thënë ajo. Por Ronela nuk ka ngurruar edhe që të ironizojë keq kolegët e saj me anë të një postimi ku shkruan:

“Se unë e kam këngën të çmendur dhe për të qeshur, por është kastile me atë qëllim. Por ca këngë që janë për të qeshur dhe këta mendojnë se i kanë hite, ky po që është hall’.