Neymar shpërthen kundër Austrisë: Ky nuk është futboll, ky është UFC

Brazili vazhdoi rrugën e mbarë që ka nisur duke mposhtur Austrinë 3-0 në miqësoren e fundit në prag të Botërorit të Rusisë. Por sipas Neymar, ekipi kundërshtar ka bërë një lojë shumë të ashpër, e që atij i ngjau me sportin e UFC.

Ylli i Paris Saint Germainit, Neymar, pësoi disa ndërhyrje të rënda gjatë ndeshjes me Austrinë, dhe jo vetëm ai, por fatmirësisht asnjë nga lojtarët e Brazilit nuk është dëmtuar.

Neymar, që shënoi gol në këtë takim dhe barazoi Romarion si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Brazilit, pati kritika për taktikën e Përfaqësueses së Austrisë.

“Ndeshja ndaj Austrisë nuk ishte futboll, por UFC. Të paktën askush nuk është dëmtuar”, u shpreh ylli i PSG-së.

26 vjeçari, që është temë diskutimi në gjitha mediat Botërore për të cilin po insiston Real Madridi, më pas flet për shanset e Selecaos në Kupën e Botës në Rusi.

“Duhet të kesh besim tek ëndrra jote. Ne po ëndërrojmë më shumë nga dita në ditë. Ëndrrat nuk janë të ndaluara”, theksoi Neymar.

Ndeshja e parë e Brazilit në Kupën e Botës do të jetë ndaj një kundërshtari të përafërt me austriakët, pikërisht me Zvicrën, teksa më pas do të përballen edhe me Kosta Rikën dhe Serbinë.