Po rikthehet Ferrai i madh, Vetel fluturon në Kanada

Piloti i Ferrarit, Sebastian Vetel, arriti të triumfonte duke fituar Çmimin e Madh të Kanadasë. Piloti gjerman e nisi garën nga pole position dhe arriti ta ruante vendin e parë falë një starti të kujdesshëm.

Që në startin e garës pati një përplasje mes Stroll dhe Harlei dhe u desh ndërhyrja e makinës së sigurisë. Gara nuk pati shkëlqimin e pritshëm dhe me kalimin e kohës u bë e mërzitshme dhe pa momente kulmore.

Edhe atëherë kur piloti Botas tentoi të fitonte sekonda ndaj Vetel, përsëri një gabim në fundin e garës e pozicionoi atë në vendin e dytë. Pas Botasit u rendit Mark Verstappen, ndërsa Luis Hamilton mbajti vendin e 5-të, duke tentuar herë pas here t’i rëmbente vendin Ricardos por pa sukses.

Vetel momentalisht është në vend të parë në klasifikimin e përgjithshëm më 121 pikë dhe ka një pikë më shumë se Hamilton.