", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Manjola Nallbani: Vazhdoj të kem emocione në skenë /VIDEO

Manjola Nallbani, padyshim që mund të etiketohet edhe si këngëtarja që nuk njeh moshë, pasi ajo ka vite të tëra në skenë, e sërish vijon të jetë plot hijeshi.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ajo ka folur rreth këngës së saj më të fundit, “Je fati im”, por ka treguar gjithashtu se ndjen ende emocione kur del në skenë, e talentin e saj, e jo vetëm, ajo e vlerëson si një bekim nga Zoti.

“Kam ende emocione në skenë. Jemi të bekuar që Zoti na ka dhënë një mundësi që emocionet e shpirtit t’ia përcjellim publikut”.

“Fitova emër kur isha shumë e vogël. Kam qenë e ftuar në shumë koncerte. Nuk kam marrë thjesht dashuri. Ajo dashuri që të jep publiku të shton jetën”, ka thënë ajo, citon Top Channel.

Më tej, këngëtarja ka folur edhe bashkëpunimin me të vëllanë, për të cilën tregon se ka shumë debat, por përfundimi është perfekt.

“Është shumë mirë, por edhe shumë keq sepse është i vetmi moment që unë debatoj me të”.

“Në rastet që ne nuk përputhemi në atë që duam për klipin, ndodh që unë të bërtas. Por në fund dalim të dy të kënaqur”, ka treguar Manjola.

 

 

Mbreme ne jurine e “Miss Universe Albania”. @eduartdeda???????? @frederikaartimartesor ???????????????? @parukeri_manjola ???????? make-up????i rashe shkurt dhe e bera vete????

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani) on