Aksident me vdekje në aksin Milot-Fushë Krujë. Detajet

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë, ku një makinë ka përplasur një motor.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorit, i identifikuar si Vlash Gjinaj, 32 vjeç. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aksidenti i rëndë ndodhi tek mbikalimi i Patokut.