Çfarë po ndodh/ Victoria telefonon e shqetësuar David Beckhamin: Po divorcohesh nga unë...?!

Ditët e fundit ka qarkulluar në media lajmi se David dhe Victoria Beckham po dicorcohen. Çifti i famshëm jo rrallë herë është përfolur për divorc në martesën e tyre 19 vjeçare dhe të gjitha kanë rezultuar lajme të rreme.

Edhe kësaj here nuk ishte ndryshe.  Menjëherë pas qarkullimit të lajmit burime të afërta të çiftit thonë se Victoria e telefonoi menjëherë David dhe e pyeti: “Po divorcohesh nga unë?” Çifti ka shpërthyer në të qeshura gjatë bisedës telefonike duke u tallur me raportimet e sajuara.

David ndodhej në Amerikë kur lajmi fillimisht mori dhenë ditën e premte, dhe u detyruan ta përgënjeshtrojnë menjëherë. Një mik i përbashkët i çiftit tha se Victoria u shtang, por e mori me të qeshur për shkak të natyrës së saj sportive dhe me humor.

“Ata u çuditën që shumë njerëz e besuan, dhe u çuditën edhe si doli lajmi, pasi nuk kanë dhënë asnjë shkak që mediat të hamendësojnë një divorc. Është mister i madh,” tha miku i tyre.

Menjwherë pas telefonatës Victoria postoi në rrjetet sociale një fotogafi me fëmijët e saj, ndërsa edhe pritet një reagim nga David.