FOTO/ Kastro Zizo ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës. Ja FOTO nga momenti i fejesës së këngëtarit

Një nga këngëtarët në të dashur dhe përfolur, ka vendosur t’i japë një emër tjetër lidhjes me të dashurën e tij. Këngëtari ka vendosur të fejohet dhe një gjë të tillë e ka bërë të ditur publikisht nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetin e tij social “Instagram”.

Në foto këngëtari shihet i ulur në gjunjë teksa i ka propozuar për martesë të dashurës së tij simpatike dhe i vë unazën në gisht. Në fakt nuk e dinim Kastron kaq romantik dhe të bënte një veprim të tillë, por mesa duket këngëtari është mjaft i dashuruar.