FOTO/ Klubi serb i përulet Vokrrit: Faleminderit për të gjitha që ke bërë!

Faqet e përkujtimoreve nëpër gazetat serbe janë mbushur me fotografi të Fadil Vokrrit dhe me fjalë falënderuese ndaj tij.

Bardhezinjtë e Partizanit të Beogradit kanë mbushur faqet e përkujtimeve nëpër gazetat serbe, në të cilat ka edhe një dedikim falënderues ndaj Vokrrit.

“Me pikëllim të madh po ndahemi nga Fadil Vokrri. Faleminderit për vitet që i kalove në klubin tonë dhe për të gjitha që i ke bërë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty”, thuhet në letër.

Ndërkaq, në mesin e delegacioneve të shumta që do të jenë prezente për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, do të jetë edhe kryetari i klubit më të madh serb, Partizan, Milorad Vucelic.