Projektligji për të shembur TK, provokim. Ja ç’duhet bërë

Sot doli lajmi i një projektligji që sanksionon dhunën dhe grabitjen publike.

Ky projektligj i fal tokën shtetërore privatëve për të ndërtuar kulla dhe shembur Teatrin Kombëtar.

Ky është një krim.

Kjo është dhunë.

Ky është një provokim shoqëror.

Një tragjedikomedi e tillë nuk është vënë kurrë në atë skenë. Në oborrin e tij po luhet ajo.

Edi Rama nuk ka fuqi ta mbajë mbi vete këtë. Ai do ta ndajë këtë përgjegjësi të turpshme me parlamentin duke i bërë të gjithë, bashkëfajtorë!

Mirela Kumbaro e cila me çdo kusht do të rrotullohet mbi atë karrige ministrore së bashku me Erjon Velinë përgatitën këtë projektligj që i saldon ata në krah të interesave të Edi Ramës dhe i vendos si askënd tjetër kundër artistëve, njerëzve të kulturës e kujtdo që respekton diçka nga tradita e këtij vendi.

Kumbaro është ministrja që për asnjë çast nuk mbrojti interesat e njerëzve që duhet të administrojë. Ajo do të kujtohet gjatë për këtë.

Edi Ramës i intereson nomadizmi, një vend pa kujtesë, pa kritikë që ti sundojë më lehtë shqiptarët.

Si mund të pretendosh integrimin në Europë kur shemb të vetmin Teatër Kombëtar?

Artistët duhet të rezistojnë. Çështja e Fatmir Xhafës nuk mbulohet me pluhurin e teatrit të shembur.

Opozita duhet ta politizojë maksimalisht këtë kauzë. Pa drojë duhet të dalë në mbrojtje të teatrit.

Ajo duhet ti nxjerrë njerëzit e saj si mburojë njerëzore rreth Teatrit. Do te ishte një shërbim i vyer ndaj vendit dhe një akt konkret antidhunë.

Opozita duhet të mobilizojë qytetarët. Këtu nuk kemi një audio-përgjim që pret ekspertizë, kemi një grabitje, një dhunë të hapur e cila me vendosmëri mund të ndalet.