VIDEO+FOTO/ Kukësi nuk ndalet në merkato, prezanton një tjetër lojtar

Kukësi ka prezantuar zyrtarisht sot ish-mbrojtësin e Laçit, Harallamb Qaqi si përforcimi i radhës te nënkampionët.

Marrëveshja ishte arritur pak më parë, ndërkohë që tani ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij.

Qendërmbrojtësi ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër

Lajmi e jep vetë klubi kuksian në faqen e tij zyrtare në Facebook, teksa e shoqëron edhe me një video.

Qaqi ka qenë një ndër futbollistët më të dalluar në sezonin që lamë pas te skuadra e Laçit dhe kjo ka bërë që drejtuesit e Kukësit të nisin kontaktet me të.

Qaqi është afrimi i katërt zyrtar i Kukësit, ndërkohë që më parë kanë firmosur portieri nga Kosova, Faton Maloku, mesfushori Arlind Kalaja dhe mbrojtësi nga Shkupi, Edis Maliqi.