Ky është fustani që Beyonce veshi në dasmën e saj të dytë

Në turin “On The Run II” çifti i famshëm Beyonce dhe Jay Z bën të ditur me anë të një fotoje se kanë rifreskuar betimet me një martesë të dytë. Ata nuk dhanë detaje për këtë gjë, por fotoja fliste shumë. Çifti ndodhej në altar dhe pranë tyre ndodheshin edhe tre fëmijët. Por si dukej Beyonce nuse?

 

Stilistja e firmës së fustaneve të nusërisë Galia Lahav ka konfirmuar në një dekalratë për shtyp, se Beyonce ka veshur fustanin e firmës së tyre. Fustani i përket koleksionit “Victorian Affinity” dhe është frymëzuar nga fustani i nusërisë së mbretëreshë Victoria-s. Fustani ishte i mbushur me kristale Swarovski dhe me perla.

Ndërsa presim që të bëhen publike foto të tjera të dasmës dhe të shikojmë se si dukej Beyonce me atë fustan, kjo video tregon se si duket fustani.