Dzeko dhe partnerja e tij vazhdojnë pushimet në Dubai

Futbollisti boshnjak, Edin Dzeko dhe partnerja e tij, Amra, në ditët e fundit janë duke pushuar në Azi.

Kapiteni i Bosnje e Hercegovinës, pas ndeshjes kundër Koresë së Jugut, fillimisht qëndroi në Japoni me partneren e tij, ndërsa tash ka vendosur të pushojë në Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht në Dubai.

“Mos lexo nga buzët. Buzët thonë qindra gënjeshtra. Lexo nga sytë. Sytë thonë qindra të vërteta”, ka shkruar Amra pranë njërës prej fotografive, ku shfaqet me Dzekon në shkretëtirë.

Derisa fotografi nga pushimet ka publikuar në rrjetet sociale edhe vet sulmuesi i Romës.

Amra Silajdzic-Dzeko është një modele dhe aktore boshnjake, e cila në moshën 16-vjeçare e fitoi garën franceze, ‘Metropolitan Top Model’. Menjëherë pas, ajo u bë pjesë e agjencisë së modës Elite Model në Paris dhe më pas ka reklamuar veshjet e brendit Anchor Blue dhe ka qenë fytyra reklamuese e Robin Jeans.

Nga viti 2010, ka qenë pjesë e disa serialeve televizive amerikane (si “CSI: NY”, “Entourage” etj.) dhe ka luajtur në disa filma. Po ashtu, ka qenë pjesë e videoklipeve muzikore të yjeve, si Enrique Iglesias, Chromeo,” The Cataracs”, Taio Cruz e Blake Shelton.