VIDEO/ Grisi parullën kundër Ramës, shefi i policisë në Fier ishte pezulluar për dhunë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike një video në lidhje me Gazmend Shehun, oficerin e policisë që një ditë më parë grisi një pankartë kundër Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt.

Shehu një oficer i lartë në Policinë e Fierit mësohet se më pas ka qenë i pezulluar për dhunë në ambientet e policisë.

Gazmend Shehu nga Tepelena është një prurje e ish-ministrit Saimir Tahiri në Policinë e Shtetit.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Ja cili eshte narkodrejtori i narko apo Xhafopolicise, Gazmend Shehu që grisi dje parullen kunder Edvinit në Fier!

Ky bandit ne vitin 2015 eshte pezulluar nga puna sepse ka keqtrajtuar qytetaret ne Tepelene!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

"Pershendetje doktor Berisha ju uroj jet te gjat ty dhe familjes tende. Po ju shkruaj per tju informuar se ky person i cili sot ne fier po prishte protesten kundra edi rames esht famozi GAZMEND SHEHU , me origjine nga tepelena i cili ne maj te vitit 2015 ka dal me figur dhe video duke dhunuar qytetaret. Esht pezulluar per pak koh dhe pastaj e kan cuar shef komisariati ne sarande e me mbrapa ka qen dhe ne permet . Sillet si gangster rrugve dhe e thot me mburrje se esht nje socialist i thekur dhe do bej si te doj ai derisa partia e tij esht n pushtet. Ju lutem denoncojini keta masakrenj se po na pin gjakun ne popullit te thjesht se jeni e vetmja shpres e jona per lirin e fjales ton. Me posht po ju dergoj dhe linkun ku famozi gazmend ose si njihet ndryshe ne qarkun e gjirokastres Gaz Shehu ka dhunuar qytetarin . Ju flm.dhe anonim ju lutem"