Kosova sot në ditë zie kombëtare për nder të Fadil Vokrrit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e sotme e diel, 10 qershor 2018, ditë zie në Kosovë.

Kjo në nderim të Fadil Vokrrit, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme.

Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, me vendim të presidentit Thaçi, sot flamujt do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.