55 aksidente kanë ndodhur gjatë 24 orëve, ka edhe të vdekur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, në vend kanë ndodhur 55 aksidente në rrugë.

Njëri prej tyre ishte me p-asoja të rënda, ku humbën jetën tre persona, 22 ishin me të lënduar dhe 32 pa lëndime në njerëz.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe policia ka arrestuar 24 persona, 11 prej të cilëve janë dërguar në qeli dhe 10 në vuajtje dënimi.

Në 24 orëshin e fundit, policia rrugore ka prerë edhe 972 fletë gjoba për kundërvajtësit në qarkullim.