Zyla në Syri.net: Xhafaj kërcënoi shqiptarët kur përmendi 40 bandat kriminale

Ish-kreu i SHIU, Ylli Zyla i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, deklaroi se në Shqipëri bandat kriminale kanë mbështetje politike.

Ai tha se edhe vetë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka pranuar se në vendin tonë ka 40 banda kriminale, por deri më sot asnjë nuk është luftuar.

Zyla tha se kjo deklaratë e Xhafës është e qartë, një kërcënim ndaj shqiptarëve, duke ju thënë rrini urtë ose ne mund të përdorim edhe kriminelët.

‘Në Shqipëri shumë drejtues të zbatimit të lidhet janë të lidhur me trafikun e drogës. E thotë dhe Ministri i Brendshëm që kemi 40 grupe kriminale, pse nuk luftohen. Por ai e thotë se këto grupe kriminale mbështeten nga politika. Pra ai po e thotë hapur që bëni kujdes se ne mund të përdorim edhe këto grupe kriminale. Unë jam shumë skeptik, do të doja që Shqipërisë ti hapen negociatat, populli shqiptar e meriton, por pengesë në rast të mos hapjes së negociatave, është qeverisja dhe krimi i organizuar’, u shpreh Zyla.