VIDEO/ Goli i Vokrrit kundër Luksemburgut që dërgoi Jugosllavinë në Kampionatin Evropian

Nuk mund të harrohet futbollisti kosovar i viteve tetëdhjetë Fadil Vokrri. Të gjithë e admironin. Ai ishte ndër lojtarët shqiptarë më të mirë të gjeneratës.

Karriera e Fadil Vokrrit filloi me “Llapin” e Podujevës në moshën 15 vjeçare, si junior në KF “Llapi” e më vonë si 17 vjeçar nisi të luante për ekipin e parë.

Pas KF “Llapi”, ai nisi të luante për “Elektrotelekomi” në Obiliq, dhe më pastaj u kthyer përsëri te Llapi.

Vokrri iu bashkua ekipit të Prishtinës në qershor të vitit 1980. Kontributi i Vokrrit ka qenë i madh në fitoret e Prishtinës.

Ajo ç’ka mbahet mend është sidomos ndeshja kundër “Dinamos” së Zagrebit, e veçanërisht kundër “Zvezdes” në Beograd. Më pas, Vokrri ka luajtur për ekipin e madh të Beogradit, “Partizani”. Partizani kishte shprehur interesim për talentin e madh të Fadil Vokrrit. Ai ishte përfaqësuesi i vetëm shqiptar që ka veshur petkun e kombëtares së Jugosllavisë në ato kohë.

Goli i Fadil Vokrrit kundër Luksemburgut në minutat e fundit çoi ekipin në Kampionatin Evropian. Portieri i Luksenburgut, kishte thënë: “Edhe po të ishin edhe pesë portierë të tjerë nuk do të mund të mbronin golin e Vokrrit”.

Fadil Vokrri, pas “Partizanit” u angazhua edhe në Francë, si futbollist e më vonë edhe si trajner.

Më vonë, u kthye si Kryetar i Federatës së Kosovës në Futboll.

Falë edhe punës së tij, Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA.