Nga Skënderbeu, te Partizani dhe Fenerbahçe, postimet ngushëlluese të klubeve për vdekjen e Vokrrit

Vdekja e legjendës kosovare të futbollit, Fadil Vokrri tronditi të gjithë opinionin mbarë shqiptar të futbollit. 57-vjeçari humbi jetën pas një ataku kardiak. Nuk munguan ngushëllimet e klubeve shqiptare për vdekjen e papritur të presidentit të Kosovës, si dhe e klubit turk Fenerbahçe. Kujtojmë që Vokrri ka qenë pjesë e skuadrës turke në sezonet 1990-1992.

Skënderbeu, Partizani dhe Fenerbahçe kanë qenë klubet e para që kanë shprehur ngushëllimet e tyra, nëpërmjet postimeve në faqet zyrtare.

NJOFTIMI NGUSHËLLUES I FENERBAHÇES:

“Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për vdekjen e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri që ka luajtur për klubin tonë gjatë viteve 1990-92. Ne ndjemë dhimbje për humbjen e Vokrrit dhe u shprehim ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë popullit të Kosovës

NJOFTIMI NGUSHËLLUES I SKËNDERBEUT:

Lamtumurë, miku ynë Fadil Vokrri!

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ shpreh keqardhjen dhe tronditjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut tonë, Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Z. Fadil Vokrri.

Në emër të presidentit Ardjan Takaj, stafit drejtues, stafit teknik dhe gjithë familjes bardhekuqe, KF Skënderbeu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe komunitetin futbolldashës në Kosovë dhe më gjërë.

Respekt dhe mirënjohje për kontributin në fushën e lojës si dhe punën e jashtëzakonshme për njohjen, ngritjen dhe përmirësimin e futbollit Kosovar.

Lamtumirë miku ynë!
U prefsh paqe!

NJOFTIMI NGUSHËLLUES I PARTIZANIT:  

Klubi Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve, spordashësve dhe mbarë qytetarëve të Kosovës për ndarjen tragjike e të parakohëshme nga jeta në moshën 56 vjeçare të Fadil Vokrrit. Vokrri ishte një prej lojtarëve më të suksesshëm dhe ikonë e futbollit kosovar.
Kontributi i Presidentit Vokrri do të mbahet mend shumë gjatë për përkushtimin e tij maksimal dhe gjithpërfshirës në drejtim të ngritjes dhe përfaqësimit të Futbollit të Kosovës, në arenën ndërkombëtare.
Ndarja e tij e parakohëshme nga jeta është një humbje shumë e madhe për futbollin kosovar, dhe për të gjitha trevat shqipfolëse anembanë botës.

U prehsh në paqe Fadil Vokrri!