Ftesa më e bukur për turizëm në Pustec, nga Presidenti Meta: Bukuri përrallore, do të bëj pushime në Prespë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar sot bashkinë e Pustecit. Meta u prit nga autoritetet më të larta vendore si dhe nga dhjetra banorë të minoritetit maqedonas. Së bashku me autoritetet vendore, Presidenti Meta përuroi çeljen e sezonit te ri turistik dhe tha se është kënaqësi e veçantë që viziton bashkinë e Prespës dhe uron një sezon të mbarë turistik.

"Ftoj turistet te shijojne bukurite perrallore e te pakonkurrueshme te kesaj zone, mikpritjen e jashtezakonshme dhe gatimet tradicionale te zones, - tha Presidenti. - Disa dite nga pushimet e mia verore do t'i bej ne liqenin e mrekullueshëm te Prespës. Duke ruajtur identitetin, traditat dhe vlerat e shkëlqyera të minoritetet maqedonas, bashkia e Pustecit mund të shndërrohet në njërën nga bashkitë më të begata të vendit. Me përparësi duhet parë zhvillimi dhe promovimi i turizmit."

Presidenti Meta i shoqeruar nga autoritetet vendore vizitoi Kishën e Shen Mhillit në dhe ishullin e Maligradit: " Kjo perle e natyres, destinacion atraktiv i turizmit, duhet vizituar," nënvizoi kreu i shtetit.