‘Le të ikë kryeministri refugjat, nuk na duhen refugjatët’

“Le te ike kryeministri refugjat, nuk na duhen refugjatet”, shprehet kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

“Nuk na duhen refugjatet ne Shqipëri, na duhet qe shqiptaret te mos ikin më si refugjate neper bote.

Le te ike kryeministri si refugjat, qe shqiptaret te jetojne e te punojne ne vendin e tyre, sepse ‘guri rendon ne vendin e vet’.

Boll më me keta armiq malinje ne krye te qeverise, qe e duan Shqiperine pa shqiptare.

Tani le te presim bedelin e radhes te kryeministrit per te bere perkthimin perkates nga shqipja ne shqip”, shton Vasili në një shënim në Facebbok.

Në media është raportuar së fundmi se Shqipëria mbështet ngritjen e një qendre azilkërkuesish të refuzuar në vendet jashtë BE, për hatër të negociatave.