Viena, si vend për takimin e mundshëm Putin–Trump

Viena është një nga qytetet ku mund të zhvillohet samiti ndërmjet Presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump, u tha gazetarëve të shtunën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas Reuters..

Putin tha muajin e fundit që samiti i propozuar midis tij dhe Trump nuk ishte ende në vijë dhe se ishte i shqetësuar për problemet. Trump nga ana e tij tha në mars se të dy liderët do të takoheshin së shpejti, por që atëherë lidhjet e dobëta midis Uashingtonit dhe Moskës u përkeqësuan dhe më tej prej konfliktit në Si dhe helmimit të një ish-spiuni rus në Britani/SYRI.NET