E shtuna nis me shi! Ja ç’ndodh me motin orët në vijim

Gjatë paradites moti mbetet me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në veriperëndim dhe qendër.

Por gradualisht, pasditja zhvendos shirat drejt zonave lindore dhe ekstremit verior duke lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime e vranësira të shpeshta, parashikojnë sinoptikanët.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, por rënie të ndjeshme do të sjellë mesdita për shkak të shirave.

Ditën e Diel moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira ku në zonat malore pjesërisht dhe në zonat e ulëta do të ketë reshje shiu.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8 m/sek në bregdetin e Jonit.

Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5  deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore  - 11/29°C

Zonat e ulëta  - 20/29°C

Zonat bregdetare - 19/28°C.