Grabiten 2 pika bastesh brenda natës në Fushë Krujë, rrihet pronari

Dy pika bastesh janë grabitur brenda natës në Fushë Krujë dhe njeri prej pronarëve është dhunuar nga grabitësit. Dyshohet se vjedhja është kryer nga i njejti grup.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Autorët kanë rrëmbyer jo vetëm paratë, por edhe televizorët e instaluar.