Del udhëzimi i ri: Si do qarkullohet në fundjavë, mjetet që ndalohen dhe oraret

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ai i Infrastrukturës dhe Energjetikes, Damian Gjiknuri kanë firmosur së bashku një udhëzim për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të renda gjatë sezonit turistik.

Sipas udhëzimit, kufizimi ne fjale parashikon fundjavat dhe kërkon respektim rigoroz, pasi për shkelësit do të ketë sanksione.

Udhëzimi parashikon oraret e kufizimeve, ditët dhe llojet e mjeteve dhe do të nisë të zbatohet nga data 15 Qershor deri në 15 Shtator.