Fier, ndalohet së dyti herë mashtruesja, kësaj radhe mori 7500 euro

Një grua në Fiier është arrestua nga Policia për mashtrim dhe vjedhje. 51-vjeçarja Liljana Llapashtica nga Radostinë-Vadhizë i ka marrë 7500 euro një personi dhe nuk ia ka kthyer më. Por, kjo nuk është hera e parë për Llapashticën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasen Liljana Llapashtica, 51 vjeçe, banuese në Radostinë-Vadhizë, Fier, e dënuar më parë për "Mashtrim".

Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 8.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Mashtrimi" parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal