Real Madrid 350 milionë euro për Neymarin!

Real Madridi është duke shpresuar që ta marrë Neymarin nga Paris Saint-Germaini dhe që klubi francez ta lë brazilianin të largohet është duke përgatitur një ofertë 350 milionë, raporton the Sun.

Kjo e përditshme shkruan se ka spekulime se pas 1 shtatorit, kontrata aktuale me PSG, e lejon Neymarin të largohet nga PSG-ja për 300 milionë euro, por për ta marrë atë, Reali duhet të presë deri në merkaton e Janarit.

Reali nuk e do këtë, ndaj dhe po mendon t’i shtojnë edhe 50 milionë të tjera ofertës për ta marrë sa më parë.