Boksieri shqiptar Nuri Seferi humbet me pikë ndeshjen në Afrikë

Boksieri shqiptar Nuri Seferi edhe pse e ka mbyllur ndeshjen me Taylor Mabika, ka humbur me vendim të gjyqtarëve. Seferi për të zhvilluar këtë ndeshje kishte udhëtuar në Libreville të Gabonit, vendlindjen e Mabikas. Në Palais des Sports de Libreville, boksieri vendas e kishte mbështetjen e publiku, ndërsa ishte dominues në pothuajse të gjitha raundet përballë ‘Taysonit shqiptar’.

Seferi edhe pse tentoi disa herë të sulmojë dhe ta mbyllë ndeshjen para kohe, boksieri vendas ishte më i përgatitur, duke ia kthyer me të njëjtin ritëm, transmeton Tg. Dueli u zhvillua deri në raundin e fundit, për t’u vendosur nga gjyqtarët. Në fund me vendim të gjyqtarëve ndeshjen e vlefshme për titullin ‘WBC Francophone’ e fitoi Mbaika. Ai gëzoi jo pak tifozët që ishin mbledhur për të.