Sa para duhet të jepni për strehim e sa duhet t'ju ngelen në xhep, se ndryshe...

Strehimi ka të ngjarë të jetë shpenzimi më i madh mujor që ju keni sidomos nëse jetoni në një qytet të madh. Por sa nga ta ardhurat tuaja është normale të shkojnë për strehim?

Si rregull i përgjithshëm, ju duhet të shpenzoni jo më shumë se 30 për qind të të ardhurave tuaja mujore bruto për strehim.

Nëse jeni një qiramarrës, ky 30 për qindësh përfshin edhe ujë apo drita dhe nëse jeni pronar përfshin edhe kosto të tjera të pronësisë së shtëpisë, si mirëmbajtja apo tatimi mbi pronën.

Thuhet se kush e tejkalon këtë 30 për qindësh të të ardhurave për strehim ka një “kosto të ngarkuar”. Nëse kostoja e strehimit shkon në 50 për qind të të ardhrave tuaja mujore atëherë jeni të zënë ngushtë, shkruan Scan.tv.

Eksperti i parave David Bach flet për një rregull pak më ndryshon, të cilin e përshkruan në këtë formë në librin e tij “The Automatic Millionaire”.

“Shumica e njerëzve të mund të përballojnë 29 për qind të të ardhurave të tyre bruto sa i përket strehimit por kjo përqindje mund të shkojë deri në 41 në rast se nuk keni borxhe”, shkruan ai.