FOTO/ Sporti në zi, vdes sportistja e njohur

Lojtarja më e suksesshme e tenisit për femra në Amerikën e Jugut, Maria Esther Bueno nga Brazili, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Bueno fitoi 19 tituj të mëdhenj gjatë karrierës së saj nga vitet 1950 dhe deri në vitet1960, duke përfshirë tre tituj të Wimbledon dhe katër kampionate amerikane.

Kohët e fundit ajo ishte shtrirë në spital sepse vuante nga kanceri i gojës.

Një magji e vetmuar, ajo solli hir në lojë dhe ishte një forcë dominuese, shkruan redaktori i BBC Americas, Leonardo Rocha. / Syri.net