VIDEO/ Godited për vdekje motoçiklisti, ja pamjet e rënda

Një burrë që po udhëtonte me një motor, vdes në mënyrë të pazakontë. Një tjetër që po udhëtonte pas viktimës ka filmuar në kameran e tij në helmetë momentin tragjik.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi afër Brasilia, qytet në Brazil. Në fillim të klipit motoçiklisti mund të shihet duke ecur së bashku, kur papritmas goma fluturon në ajër drejt drejtuesit të motorit, duke e goditur në tokë. 

Motori bën disa metra ecje teksa përplaset në kangjellat anësore.

Policia kapi drejtuesin e mjetit Volkswagon Golf, nga e cila ra goma, ndërsa shoferi mund të akuzohet për vrasje nëse një hetim tregon për neglizhencë.