Ja lufta e fjalëve që pritet përpara samitit të G7

Udhëheqësit e grupit G7 po grumbullohen në Kanada për atë që mund të jetë një nga samitet më të ashpra të tij ndër vite.

Në prag të takimit, udhëheqësit francezë dhe kanadezë u përleshën me Presidentin e SHBA Donald Trump mbi axhendën kryesore të samitit, tarifat e tregtisë.

Trump, që pritet të jetë i fundit që do të mbërrijë dhe i pari që do të largohet, ka vendosur tarifa mbi çelikun dhe aluminin që ka shkaktuar ndëshkime nga partnerët tregtarë.

Por kombet gjithashtu mund të përplasen edhe mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe ndryshimet klimatike.

Samiti i G7, ku bëjnë pjesë Kanada, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Japonia dhe Gjermania, fillon të premten në qytetin La Malbaie në Quebec.

Udhëheqësit e kombeve, që përfaqësojnë më shumë se 60% të vlerës globale neto, takohen çdo vit.

Ekonomia kryeson axhendën, megjithëse takimet tani gjithnjë janë të degëzuara për të mbuluar çështjet kryesore globale.