Ukraina miraton ligjin për Gjykatën e anti-korrupsionit, ja vendimi

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar ligjin për krijimin e një gjykate kundër korrupsionit, në një përpjekje për të përmbushur kriteret për të marrë 17.5 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Para se FMN-ja të japë fondet e nevojshme për të mbështetur ekonominë e Ukrainës, ajo dëshiron të sigurohet që ligjet e gjykatës të jenë në pajtim me rregullat e FMN-së.

Presidenti Petro Poroshenko falënderoi ligjvënësit për veprimin e tyre, duke thënë se gjykata e re ishte në përputhje me rekomandimet e Perëndimit dhe me ligjet e Ukrainës.

“Votimi i sotëm për krijimin e një gjykate kundër korrupsionit është një provë e kaluar me sukses për të gjithë ne këtu në parlament, sepse sot ne po bëjmë veprimet e fundit për krijimin e strukturave të efektshme dhe transparente të anti-korrupsionit”.