Nadal shkon në finale të “Roland Garros” , ja kundërshtari finalist

Rafa Nadal është finalisti tjetër i “Roland Garros”.  Numri 1 në botë ka mposhtur në 3 sete, argjentinasin Del Potro me rezultatin 6-4, 6-1, 6-2 .

Ky ishte takimi i 15-të mes këtyre dy tenistëve dhe Nadal koleksionon fitoren e 10-të ndaj Del Porto.

Ky i fundit kishte fituar kundër numrit 3 në botë, Cilic në çerekfinale.

Por, Del Porto nuk ka mundur të bëjë dot asgjë përballë tenistit spanjoll duke mos kaluar dot në finale. Nadal e mbylli ndeshjen pas 2 orësh dhe 14 minutash dhe tashmë shkon në finale për të fituar titullin e 11-të në tokën e kuqe në Paris.

Në finale, Nadal do të përballet me austriakun  Thiem.