Aksidentalisht ‘ylli’ i skuadrës zbulon trajnerin e ri të Chelseas

Ylli i Chelseat, Pedro ka treguar në mënyrë indirekte se kush do të jetë  trajner i ri i Chelseat.

Në një intervistë për Cadena Ser, Pedro ka thurur elozhe për trajnerin serb, Slavisa Jokanoviç.

“Ne e dimë se do të ketë ndryshime. E dimë se Jokanovic është menaxher i madh dhe se mund të sjellë përmirësime të dukshme në skuadër. Jam i lumtur me jetën në Angli dhe futbollin që luhet atje. Në Angli është vështirë të fitosh trofe, por gjithmonë je i motivuar” ka thënë Pedro.