VIDEO/ 'Si ma futi njëri me buzë të trasha nga Durrësi', reperi mesazh Noizy-t?

Reperi G-Wizze ishte i ftuari i parë i emisionit “Zonë e Lirë”. Ai kishte ardhur për të promovuar klipin e tij të ri “24 orë” dhe dha disa mesazhe të koduara. Bazuar në historinë e tij, të cilën drejtuesi i emisionit e ndau me të gjithë, reperi linte të kuptohej se i drejtohej Noizyt.

“Ne bënim muzikë dhe bashkë me ne bënin muzikë dhe shumë “reperë” të tjerë që sot në Shqipëri janë të suksesshëm falë nesh dhe lekëve tona. Dikur i kemi mbajtur me bukë, por ata kanë tradhtuar shokët tanë duke i lënë në burg, pasi kanë bashkëpunuar me policinë. Edhe sot ky pjeshka i Durrësit me buzë të trasha bën si pjeshkë”, tha reperi.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Arian Çani nëse mesazhi i tij i drejtohet Noizyt, G-Wizze ose ‘gangsteri i zgjuar’, nuk pranoi të përmendte emra dhe tha se nuk është në emision për t’i bërë reklamë të tjerëve.

“Nuk jam këtu për të promovuar këngëtarë. Ata e kuptojnë se kush janë”, tha G-Wizze.

Por në këngën e tij, ai ironizon gjithashtu me një pjesë teksti nga këngët e Noizyt “100 kile”. Ai tregoi se ka vetëm pak muaj që është kthyer në Shqipëri, pasi ka vuajtur dënimin me burg për drogë në Angli dhe zbuloi se tekstin e këngës e ka shkruar gjatë periudhës që vuante dënimin.