Makina përplaset me motorin, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në orët e mbrëmjes së të premtes pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Korçë-Voskopojë.

Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë dy personat që po udhëtonin me motor kanë mbetur të plagosur.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.