FOTO-VIDEO/ Jennifer Lawrence është shfaqur në publik me të dashurin e saj të ri

?Aktorja është parë duke ecur rrugëve të New York me dashurinë e saj të ri. Dukej shumë e lumtur në krahët e tij.

Dashuria mbërriti përsëri në jetën e Jennifer Lawrence e cila ishte beqare prej ndarjes me drejtorin e kinemasë, Darren Aronsfky në shtator të vitit 2017, pas një viti lidhjeje.

Aktorja e famshme u paraqit shumë e lumtur, duke ecur rrugëve të New Yorkut me të dashurin e saj të ri, Cooke Maroney.

Fituesja e Çmimit Oscar dhe i dashuri i saj janë parë duke dalë nga restoranti “Sant Ambreoeus” në New York.