Provimi/ Maturantët humbin ndjenjat nga ankthi dhe vapa

Temperaturat e larta kanë sjellë probleme shëndetësore këtë të premte për maturantët që i janë nënshtruar provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. “In tv” sjell vëzhgimin e kryer në shkollat e kryeqytetit, ku temperaturat e larta dhe stresi i provimit, ka sjellë dhe raste të shfaqjes së komplikacionve shëndetësore.

Një maturante në shkollën “Petro Nini” ka humbur ndjenjat dy herë gjatë zhvillimit të procesit të provimit, ku është dashur ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve deri sa gjendja e saj të stabilizohej. Bluzat e bardha thanë se shkak i gjendjes së saj shëndetësore ka qenë stresi dhe temperaturat e larta ku është mbajtur provimi.

Vetë maturantët pohuan se në klasa ishte shumë e nxehtë, çka e bënte të vështirë përqendrimin për zhvillimin normal të pyetjeve që përmbante testi.