'Qeveria ka nën kontroll prokurorinë, këtu nuk ka drejtësi'

Gazetari Erl Murati, i ftuar në emisionin "360 Gradë" në "Ora News' ka bërë një deklaratë të fortë ku tha që qeveria ka nën kontroll prokurorinë, dhe këtu në kërë vend nuk ka drejtësi.

"Ka disa arsye, dhe njëra prej tyre ne kemi këtu një deputet të opozitës në emision. Nuk ka këtu zagarë sulmi të Ramës dhe i janë sulur deputetit të opozitës. Ne i kërkojmë opozitës që në demokraci të reja, ajo është më të pakta që mund të përfaqësojë frymën e duhur. Ne jetojmë në një kohë që fryma mediatike është e mbullur. Populli ka nevojë për modele dhe jo për parti. Prokurorja është vendosur në detyrë nga qeveria, prokuroria është nën kontrollin e qeverisë, pra nuk ka drejtësi. Ka 20 familje mafioze dhe asnjë  prej tyre nuk është futur në burg", tha gazetari.