Shqipëria qendër për ish-militantët e ISIS? Reagon Kryeministria

Pas akuzave nga eksponentë politike dhe raportimeve në media se në Shqipëri po planifikohet të krijohet një qendër për grumbullimin e ish-militanteve të ISIS-it në Shqipëri, reagon Kryeministria.

Këshilltari i sigurisë i Kryeministrit, Sandër Lleshi, bën me dije se “nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkesë, plani apo mundësie për diçka të tillë”.

“Keto opinione qe i referohen nje fraze te perdorur nga Kryeministri Borisov, jane krejt pa lidhje me subjektin te cilit shefi i qeverise bullgare i’u referua ne prononcimin e tij.

Behet thjeshte fjale per Qendren e Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem, qe ishte edhe organizatorja e konferences nderkombetare te para pak diteve, ku mori pjese edhe kryeministri i Bullgarise.

Shqiperia ka propozuar kthimin e kesaj qendre ne nje qender rajonale, per te kryer analiza, vleresime, studime, shkembim informacioni si edhe programe te perbashketa kunder ekstremizmit te dhunshem.

Por kjo qender as nuk eshte, as nuk mund te jete dhe as nuk i ka shkuar kurrekujt ne mendje qe te kthehet ne nje repart grumbullimi te ish-militanteve te ISIS-it. Jo vetem sepse askush dhe asnjehere nuk e ka kerkuar nje gje te tille, po edhe sepse kjo fantazi nuk ka asgjekundi lidhje me misionin e Qendres se Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem dhe me projektin tone per rajonal”, sqarohet në reagimin e Kryeministrisë.