Nard Ndoka: Jam i vetmi ministër në historinë e Shqipërisë që nuk jam akuzuar për vjedhje dhe korrupsion

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka deklaruar se ai është i vetmi politikan që gjatë kohës që ka qenë ministër nuk është akuzuar nga institucionet e kontrollit të pasurisë për abuzim me postin.

Ai tha se ndihet krenar që nuk është bërë pjesë e aferave korruptive.

‘Pasuria jonë është fare e lehtë për tu verifikuar. Unë nuk jam deputet i varfër sepse kam gjithë jetën që punoj, por kjo në ato shifra që kanë dalë disa kolegët tanë.

 Unë kam qenë për 15 muaj në gjithë karrierën time në pushtet. Jam i vetmi ministër në historinë e Shqipërisë, të majtë dhe të djathtë që nuk kam asnjë akuzë për abuzim me pushtetin. Për këtë ndihem krenar, sepse sa kohë që kam qenë në politikë apo për sa kohë kam qenë ministror e mbaj kokën lart për sa i përket kuaj ane’, tha Ndoka.