Të tjera fakte tronditëse/ Ndihmësi i Ramës ndihmoi Agron Xhafajn të mos ekstradohej

Njeriu i Edi Ramës, sekretari i Përgjitshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi është nisur me urgjencë në Itali për të mbrojtur klientin e tij, Agron-Geron Xhafaj.

Por duket se lidhja mes tyre është e hershme, që në kohën kur Agron-Geron Xhafaj  do të arrestohej në Itali për kokainë.

Që në atë kohë, studio e Engjëlla Agaçit do të niste mbrojtjen e Xhafajt.

Por jo veç kaq. SYRI.net ka mësuar se Agaçi dhe studio e tij në Romë është zyra e cila ka ndihmuar Agron-Geron Xhafajn të mos ekstradohet nga Shqipëria në Itali për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata.

Duket se faktet dhe provat do të nxjerrin shumë të palara të Edi Ramës, Fatmir Xhafajt dhe Engjëll Agaçit, i cili prej ditësh ndodhet në Itali për të mbrojtur klientin e tij dhe qeverinë që të mos bjerë.