ZYRTARE: Kane rinovon me Tottenhamin deri më 2024

Sulmuesi Harry Kane ka nënshkruar kontratë të re me Tottenham.

Ai ka nënshkruar kontratë 6-vjeçare, ndërsa mediat e Angli thonë se ai do të përfitojë rreth 300 mij sterlina në javë apo deri në 20 milionë sterlina në vit!

Edhe pse është përfolur për një largim nga White Hart Lane, Harry Kane sot ka treguar përkushtimin e tij për klubin që u rrit në të.

Me kontratën e re, skuadrat si Real Madrid apo Manchester United duhet të paguajnë më shumë se 200 milionë euro për ta transferuar në radhët e tyre sulmuesin nëse e dëshirojnë.