‘Rusi 2018’ me të ardhura marramendëse, ja sa miliona euro merr fituesi i Botërorit

Kampionati Botëror i futbollit është kompeticioni që u siguron të ardhura të mëdha federatave të skuadrave pjesëmarrëse dhe ai i Rusisë nuk bën përjashtim.

Tashmë është përcaktuar edhe shpërndarja e shpërblimeve për skuadrat pjesëmarrëse.

Skuadra triumfuese e Botërorit do të përfitojë 33 milionë euro, ndërsa ajo finaliste do të marrë 25 milionë euro.

Skuadra e vendit të tretë do të sigurojë 21 milionë euro, kurse ajo e vendit të katërt 19 milionë euro.

Ekipet që do të eliminohen në çerekfinale do të përfitojnë 15 milionë euro, kundrejt 11 milionëve të atyre të eliminuara në 1/8-at e finaleve.

Shpërblim do të jepet edhe për klubet që lejuan futbollistët të marrin pjesë në kompeticion, e shifra totale do të jetë prej 177 milionë eurosh.

Gjithashtu, klubet do të marrin në formën e dëmshpërblimit edhe 113 milionë euro të tjera, në rast se futbollistët e tyre do të pësojnë dëmtime gjatë Kupës së Botës.