Kjo është gjyshja më seksi në botë

Mediat ndërkombëtare ia kanë publikuar fotot në pak orë dhe fansat i janë shtuar si me magji. Është vetëm 36 vjeç, por është gjyshja më seksi në botë. Kështu të paktën e konsideron veten Carrie Hilton, e cila është bërë gjyshe pak muaj më parë pasi vajza e saj, Clarice, solli në jetë një vogëlushe, Jessica.

Carrie, edhe pse ende në moshë të re, ka shpenzuar plot 26 mijë dollarë për disa operacione estetike, por edhe praktikon palestrën për shumë vite. “Nëna më e nxehtë në botë” e konsideron veten dhe, nëse shikoni fotot e saj në Instagram, me siguri do të mendoni edhe ju njëlloj.